Bota

OKB i bën thirrje Kinës të mbyllë kampet e ujgurëve

Ekspertë të të drejtave të njeriut në Kombet e Bashkuara i bënë thirrje Kinës të mbyllë “kampet e riedukimit” të konsideruara politike për myslimanët ujgurë. Gjithashtu u kërkua lirimi i menjëhershëm i të burgosurve që OKB thotë se po mbahen me preteksin se kanë lidhje me terrorizmin. Kina mohon ekzistencën e këtyre kampeve, por thotë se kriminelët e përfshirë në shkelje të vogla dërgohen “në qendra të aftësimit profesional dhe punësimit”.