Gossip Showbiz

Olta Boka rrëfim i papritur: “Kam ndryshuar, nuk lejoj më…”

Pas një kohe të gjatë larg jetës publike, këngëtarja e njohur Olta Boka është rikthyer me një rrëfim të sinqertë në emisionin “Ftesë në 5”, ku ka ndarë detaje të panjohura nga jeta e saj personale dhe profesionale.

Gjatë bisedës me moderatoren Bieta Sulo, artistja tregoi se periudha e mëmësisë ka qenë një pikë kthese e rëndësishme në jetën e saj.

Kam ndryshuar shumë. Tani e di saktësisht vendin tim dhe nuk lejoj më që të tjerët të më përcaktojnë kush jam

-u shpreh ajo me qetësinë që e karakterizon.

Olta pranoi se në fillimet e karrierës së saj është përballur me shumë paragjykime dhe vështirësi, duke u ndier shpesh në qendër të kritikave.

Kam qenë tabelë qitje për pakënaqësi

-rrëfeu ajo, duke shtuar se me kalimin e viteve ka mësuar ta shoh çdo përvojë si një mësim për rritje personale dhe profesionale.

Në një moment plot humor e ngrohtësi, këngëtarja ndau edhe një detaj interesant nga jeta familjare: gjatë shtatzënisë së saj të dytë, ajo nuk i kishte treguar askujt — as familjes, as prindërve të bashkëshortit. Arsyeja ishte e pazakontë: në të njëjtën kohë, edhe kunata e saj ishte në pritje të ëmbël.

E lashë që ta shijonin gëzimin e parë të saj. Pastaj, në ditëlindjen time, ua plasa lajmin!

– tregoi Olta me të qeshur, duke rikthyer atmosferën e ngrohtë që e ka shoqëruar gjithmonë në paraqitjet e saj publike.

Me këtë intervistë, Olta Boka ka sjellë një anë më të pjekur dhe reflektuese të vetes, duke dëshmuar se edhe pas viteve të heshtjes, ajo mbetet një nga artistet më të dashura dhe të vërteta të skenës shqiptare.