Ish-finalisti i Big Brother VIP Albania, Mateo Borri, ka rrëfyer për herë të parë eksperiencën e tij pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, duke theksuar se loja e tij ka qenë e pastër dhe pa skema të fshehta.
I ftuar në “Ftesë në 5”, ai u shpreh se gjithçka që publiku ka parë ka qenë thjesht reflektim i karakterit të tij real.
Unë ky jam, brenda dhe jashtë. Nëse dikujt i jam dukur i pavërtetë, nuk është problemi im. Nuk kam pasur strategji, kam ndjekur vetëm ndjenjat
-tha ai, duke shtuar se sipas tij, autenticiteti është “strategjia” më e fortë në një format të tillë.
Mateo nuk kurseu as komentet për ish-banorët, duke lënë të kuptohet se disa prej tyre, sipas tij, kanë përdorur viktimizimin dhe dramatizimin si mënyrë për të qëndruar në lojë.
Sa i përket marrëdhënies me Brikena Selmanaj, ai foli hapur për ndjenjat e tij, duke e përshkruar lidhjen si diçka që erdhi natyrshëm dhe u forcua me kalimin e kohës.
Kam rënë brenda me Brikenën. Sa herë isha larg saj, ndihesha keq. Kur më pëlqen dikush dhe është reciproke, unë nuk dorëzohem
-u shpreh ai.
Mateo tregoi edhe një moment romantik nga fillimet e lidhjes, kur i shkroi për herë të parë “të dua” në italisht në dhomën e grimit, ndërsa më pas e konfirmoi ndjenjën edhe gjatë një prime-i.
Ai theksoi gjithashtu se familja e tij, veçanërisht nëna, e mbështet plotësisht në këtë marrëdhënie.
Tani jemi bashkë dhe flasim për të ardhmen. Gjërat personale i mbajmë për vete
-përfundoi ai, duke lënë të kuptohet se lidhja me Brikenën po ecën në një drejtim serioz.