Ky edicion i “BBV2” do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët. Me të vërtetë ishte edicioni i dytë por protagonistët e këtij viti i kanë mbajtur të gozhuar para ekranit çdo të martë dhe të premte të gjithë shqiptarët. Banorët e këtij viti do të mbeten gjatë në memorien e kujtdo me debatet, konfliktet, lojërat dhe momentet e lumtura të tyre. Pavarësisht gjithçkaje, neve na mbetet të presim për edicionin e tretë të tij.
I ftuar në “Ftesë në 5”ishte opinionisti i “BBV2”, Arbër Hajdari, i cili na tregoi shumë rreth këtij edicioni rreth banorëve, ngjarjeve, fansave etj.
Situatat e ekzagjeruara dhe dramat i ka cili banor?
Olta për mua, pak edhe Efi…Olta ishte e domosdoshme, Olta ashtu i kishte dhe jashtë edhe kur jemi takuar jashtë është po ajo… unë njëlloj ashtu si qeshja për gjërat që bënte atje, ashtu qesh edhe sot, është karakteri i saj…Jashtë kamerave më tha: “Më ke goditur shumë, je marrë shumë me mua…”, po pastaj e kuptoi…