Bota

Omani goditet nga një ciklon, 6 viktima

Rritet bilanci i viktimave të ciklonit shkatërrimtar që goditi jugun e Omanit, pranë ishullit Socotra në Jemen. Autoritetet konfirmojnë se ka shkuar në 6 numri i të vdekurve, ndërsa 30 persona rezultojnë të zhdukur. Erërat e ciklonit Mekunu, arrijnë shpejtësinë e 180 kilometrave në orë.