Aktualitet

‘Onlajn’ hyn në fjalorin e madh të Gjuhës Shqipe!

Akademia e Shkencave të Shqipërisë ka nxjerrë për publikun Fjalorin e Madh të Gjuhës Shqipe online.

Pikërisht kjo fjalë “online” ka hyrë zyrtarisht në fjalor në formën e saj sesi shqipërohet.

Si e kanë shpjeguar?

“ONLÁJN ndajf., kompj. Duke përdorur internetin. Mësim (takim) onlajn. U lidhën (biseduan) onlajn”, shkruhet në sqarim.

Kështu që kur ta shkruajmë një vijim, online shqip është onlajn.