Rajoni

Studentët në RMV protestojnë sot për gjuhën shqipe në provimin e jurisprudencës, Mickoski takohet me drejtuesit e VLEN!

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka zhvilluar këtë të hënë një takim pune me bashkëkryetarët e VLEN, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti, ku është diskutuar çështja e përdorimit të gjuhëve gjatë dhënies së provimit të jurisprudencës.

Gjatë takimit u theksua rëndësia e një qasjeje të përbashkët, të mençur dhe dinjitoze për të arritur zgjidhje që forcojnë besimin e ndërsjellë dhe kontribuojnë në zhvillimin institucional të vendit.

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, palët ranë dakord se arsimi dhe dija mbeten themeli i një shteti modern dhe funksional. Në këtë kuadër, institucionet u angazhuan për të gjetur zgjidhje në përputhje me Kushtetutën dhe Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve, me synim garantimin e sigurisë juridike dhe funksionalitetit institucional.