Aktualitet

Opozita protestë në aksin rrugor Lezhë-Shkodër

Një protestë e papritur u organizua në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, ku simpatizantë të Partisë Demokratike bllokuan rrugën ku do të kalonte eskorta e kryeministrit Rama me destinacion Pukën. Mësohet se në vendngjarje ka shkuar edhe Drejtori i policisë së Qarkut Ferdinand Mara. Protesta vjen një ditë pasi opozita deklaroi zyrtarisht djegien e mandateve, ndërkohë që të enjten është paralajmëruar një tjetër protestë para parlamentit.