Në çdo episod të “Top Tech” me Mateo Kadriun zbulojmë të rejat më të fundit nga bota e madhe e teknologjisë. Me informacione dhe gjithçka të detajuar rreth risive dhe mundësive që po na ofrohen çdo ditë sidomos nga Inteligjenca Artificiale me avancimin e projekteve nga më të ndryshme.
Opsioni i ri ‘repost’ në Instagram
“INSTAGRAM PO TESTON ‘REPOST’-IN… PO ÇFARË ËSHTË KY, TikTok NË MASKIM?”
Po po, mbaje mend këtë moment historik: Instagram po teston funksionin për të bërë repost, dmth ta marrësh postimin e dikujt tjetër dhe ta shpallësh “ky është lifestyle-i im”
Por si gjithnjë, interneti është i ndarë në dy pjesë: gjysma e botës thotë “Finally!”, ndërsa pjesa tjetër ulëret “Ndaloni këtë TikTok-ifikim të gjithçkaje!”
Dhe hajde gjej balancën mes Feed, Story, Reels, Notes, DMs, dhe së shpejti… Reposts. Të vetmen gjë që s’ka akoma është “Instagram Bank” që të paguash me followers ose like.
Nëse do ta përmbledh me një fjali: Instagram po bëhet vendi ku çdokush bën repost për të thënë… ‘Edhe unë jam cool. Mos më anashkaloni.’