Celebrities Gossip Showbiz

Orlando Bloom kapet në momente romantike me të dashurën 21 vite më të re gjatë pushimeve në Itali!

Orlando Bloom është fotografuar duke shijuar pushimet verore në bregdetin italian, ku u shfaq në shoqërinë e partneres së tij, modeles zvicerane Luisa Laemmel.

Aktori 49-vjeçar dhe modelja 28-vjeçare kaluan një ditë relaksi në Alpemare Beach Club, duke shijuar diellin, detin dhe shoqërinë e njëri-tjetrit.

Bloom tërhoqi vëmendjen me fizikun e tij në formë, i veshur me pantallona të shkurtra të zeza për not. Ai u fotografua edhe teksa bënte dush në plazh pas një zhytjeje në det.

Ndërkohë, Luisa Laemmel u shfaq me një bikini të zi minimalist, duke kompletuar një pamje elegante dhe verore.

Çifti nuk i kurseu momentet e afërsisë gjatë ditës në plazh. Ata u panë duke qeshur, duke luajtur në ujë dhe duke shijuar atmosferën e pushimeve.

Në një moment argëtues, modelja e zhyti me shaka aktorin nën valë, duke sjellë buzëqeshje te të dy.

Sipas raportimeve, Orlando Bloom dhe Luisa Laemmel janë në një lidhje që prej vitit të kaluar, pas përfundimit të marrëdhënies së aktorit me këngëtaren Katy Perry.

Edhe pse mes tyre ka një diferencë moshe prej 21 vitesh, dyshja janë shfaqur së bashku në disa evente publike. Një nga paraqitjet e tyre më të komentuara ishte gjatë Javës së Modës për Burra në Milano, muajin e kaluar.

Luisa Laemmel ka ndërtuar një karrierë të suksesshme në industrinë e modës, duke bashkëpunuar me marka të njohura ndërkombëtare si L’Oréal, YSL Beauty, Maybelline, Max Factor dhe Calvin Klein.

Romanca e tyre u bë publike pasi u panë së bashku gjatë finales së Super Bowl, ndërsa që prej asaj kohe kanë zgjedhur ta mbajnë marrëdhënien larg ekspozimit të tepërt mediatik, edhe pse paraqitjet e tyre të përbashkëta vazhdojnë të zgjojnë interesin e fansave dhe mediave rozë.