Influencerja amerikane Meredith Duxbury është kthyer në një nga emrat më të komentuar në rrjete sociale, pasi u pa në shoqërinë e Orlando Bloom gjatë një feste pas Met Gala 2026.
Edhe pse burime pranë tyre kanë mohuar çdo lidhje romantike, paraqitja e tyre së bashku ndezi menjëherë spekulimet online. Shumë përdorues vunë re edhe ngjashmërinë fizike të Meredith me Katy Perry, ish-partneren e Bloom, ndërsa aktori është përfolur së fundmi edhe për afrimitet me modelen zvicerane Luisa Laemmel. Por kush është Meredith Duxbury?
27-vjeçarja është një nga figurat më të famshme të bukurisë në TikTok, ku numëron rreth 18 milionë ndjekës. E lindur në London dhe e rritur në SHBA, ajo fillimisht u mor me modeling dhe krijim përmbajtjesh në rrjete sociale.
Karrierën në TikTok e nisi gjatë pandemisë, fillimisht përmes një profili të përbashkët me ish-partnerin e saj Brandon Remer. Më vonë, ajo u fokusua te videot e grimit dhe transformimeve, duke u bërë virale falë stilit të saj unik.
Suksesi online i solli bashkëpunime me marka të njohura si “YSL Beauty” Mediat raportojnë se ajo fiton miliona dollarë në vit nga kontratat reklamuese dhe partneritetet me brendet e bukurisë.
Në vitet e fundit, Meredith po afrohet gjithnjë e më shumë me industrinë e modës, duke marrë pjesë në evente prestigjioze dhe duke bashkëpunuar me shtëpi të njohura mode.
Sa i përket jetës private, influencerja preferon ta mbajë larg syrit të publikut. Lidhja e saj më e njohur ka qenë ajo me Brandon Remer, me të cilin u nda rreth fundit të vitit 2023.