Celebrities Gossip Showbiz

Romancë surprizë në Coachella?! Katy Perry dhe Justin Trudeau kapen “mat” dorë për dore!

Një fundjavë plot muzikë dhe emocione në Coachella është kthyer në temën më të nxehtë të momentit, pasi Katy Perry dhe Justin Trudeau u shfaqën më të afërt se kurrë.

Këngëtarja dhe ish-kryeministri kanadez ndanë momente nga festivali në rrjetet sociale, ku shfaqen duke ecur dorë për dore, duke kënduar dhe shijuar atmosferën e zjarrtë të eventit.

Prania e tyre së bashku në shkretëtirën e Kalifornisë nuk kaloi pa u vënë re, sidomos gjatë performancës së Justin Bieber, ku dyshja duket se po kalonte një kohë të paharrueshme.

Argëtimi vazhdoi deri në orët e para të mëngjesit, me Perry që u pa duke kërcyer në klub dhe duke shijuar ushqim pas koncerteve, ndërsa veshja e saj provokuese mori gjithashtu vëmendje të madhe.

Pas ndarjes nga Orlando Bloom vitin e kaluar, duket se këngëtarja ka hapur një kapitull të ri në jetën e saj personale. Ndërkohë, marrëdhënia e saj me Trudeau-n po komentohet gjerësisht në media, madje edhe djali i tij, Xavier, ka folur pozitivisht për të, duke e cilësuar si një person të afërt dhe mbështetës.