E ftuar në emisionin “Just Business” me Jonida Aliçkollin në Top Albania Radio, Ornela Guma ndau historinë e saj frymëzuese profesionale, nga hapat e parë në industrinë e estetikës deri tek specializimi në limfodrenazh manual sipas protokolleve më bashkëkohore evropiane. Ajo foli për motivimin që e shtyu drejt kësaj fushe, sfidat e rrugëtimit dhe rëndësinë e trajtimit limfatik jo vetëm për pamjen, por edhe për shëndetin e përgjithshëm.
Sot, Ornela drejton me profesionalizëm qendrën e saj estetike në zemër të Tiranës, në zonën e Bllokut, ku ofron trajtime për tonifikim, reduktim të masës trupore dhe mirëqenie trupore në tërësi. Me një prani aktive në rrjetet sociale dhe platformën e saj online, ajo është kthyer në një zë të besuar për edukimin mbi teknikat estetike moderne dhe fuqizimin e klientëve për të investuar në trupin dhe shëndetin e tyre. Si nisi ky rrugëtim i saj në këtë fushë, e cila në fakt ka qenë e padëgjuar më parë për tregun shqiptar?
E vërtetë. Shumë njerëz nuk e kanë njohur më përpara dhe vazhdojnë akoma nuk e njohin. Para 5 vitesh, modelet italiane sapo kishin nxjerrë limfodrenazhin, barkun para dhe pas, por ka qenë teknikë më e fortë me thënë të drejtën. Jo limfodrenazh, por rimodeluese më e fortë si teknikë. Bëhej manualisht, por përdornin edhe aparaturat. Fotot që nxirrnin modelet ishin pjesa e barkut para dhe pas, edhe aty shikoj dhe bëhem kurioze për t’a testuar më shumë. Unë bëja pjesën e estetikës, por ishin teknika të forta, jo kaq delikate, dhe aty futem më thellësisht për të marr informacion për sistemin limfatik, për të studiuar më shumë sepse siç kemi indikacionet, kemi edhe kundër indikacionet. Duhet të jemi shumë të sigurt në punën që ne bëjmë. Pastaj kërkova hap pas hapi.
Përsa i përket këtyre kundër indikacioneve, tek cilët persona nuk lejohet të kryhet ky proces?
Tek njerëzit që kanë probleme të lindura me zemrën nuk lejohet të bëhet si trajtim. Tek njerëzit që kanë probleme infeksion me veshkat sepse përkeqësohen. Ne i bëjmë trajtimin e limfodrenazhit, ajo mund të përkeqësohet. Përhapet më shumë infeksioni. Për njerëzit që kanë probleme me tumoret gjithashtu, që janë aktive, nuk lejohet të bëhet sepse mund t’ja përhapim për një muaj në të gjithë trupin. Pastaj janë femrat që kanë kiste, ose fibroma, gjithashtu duhet të jenë të vogla. Mbi 3-4 centimetra nuk lejohen të trajtohen se shpërthen infeksion në trup. Këto janë problemet që nuk duhet t’i kemi dhe unë prandaj kam kartelën, që çdo klient duhet të firmosë që të jetë i sigurt dhe unë të jem e qetë në punën time.