Celebrities Just Business - News Magazine

Ornela Guma në “Just Business” / Ekspertja që riformëson trupin dhe mirëqenien me limfodrenazh në Shqipëri!

Ornela Guma ishte e ftuar në emisionin “Just Business” me Jonida Aliçkollin në Top Albania Radio, ku përmes një interviste ekskluzive ndau rrugën e saj të pasur në fushën e limfodrenazhit manual. Gjatë diskutimit, ajo foli për fillimet e saj profesionale në trajtime estetike dhe për specializimin në teknikën e limfodrenazhit me protokollet më të avancuara evropiane, duke theksuar përfitimet shëndetësore dhe estetikë të trajtimit të tij për klientët.

Ornela drejton me sukses qendrën e saj estetike në zemër të Tiranës (në zonën e Bllokut), ku aplikon metoda kurojëse si limfodrenazhi apo terapitë për reduktim të masës trupore, modelim dhe tonifikim. Përmes prezencës së saj në Instagram dhe website-n zyrtar, ajo ndan edukime mbi trajtimin limfatik dhe kurat estetike, duke komunikuar vizionin e saj për mirëqenie trupore dhe kujdes ndaj klientëve.

Çfarë është limfodrenazhi dhe si ndikon ai në trupin tonë?

Limfodrenazhi është një trajtim terapeutik, që ndihmon në stimulimin e sistemit limfatik, gjë që është shumë e rëndësishme për sistemin tonë imunitar. Është një teknikë e butë, jo e fortë, që ndihmon në nxjerrjen e toksinave, mbetjeve dhe lëngjeve të papastra që trupi ynë mban.

Shumica e cilësojnë atë si ‘masazh limfodrenazhi’, sa e vërtetë është kjo sipas Ornelës?

Unë vazhdimisht i’a korigjoj njerëze. Nuk është një masazh. Kjo që bëj unë është një teknikë e kombinuar me disa lloj teknikash, duke trajtuar organet. Masazhi është shumë i thjeshtë, edhe kjo është tjetër gjë. Është më intensiv.