Aktualitet

OSBE: Partive t’u refuzohen listat në rast mosrespektimi të kuotës gjinore

Kreu i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, rekomandoi sot rikthimin në Kodin Zgjedhor të dispozitës për kuotat gjinore. Ambasadori Bernd Borchardt, kërkoi refuzimin e listave të kandidatëve të partive që nuk plotësojnë këtë kusht. Sipas diplomatit, “Thjesht vendosja e një gjobe, nuk e çon përpara kauzën e grave në politikë”.