Viti 2018 nuk ka qenë asgjë më shumë se ‘toksik’, të paktën kështu u shprehën përfaqësues të “Oxford”.
Botuesit britanikë e vlerësues të fjalorëve kanë shpallur edhe fjalën më të përdorur e më të kërkuar të këtij viti të cilit dalëngadalë po i vjen fundi.
Me anë të një përzgjedhje nurmerike, fjalorët kanë piketuar fjalën ‘toksik’ i kërkuar nga njerëzit për të përshkruar një varg ngjarjesh, situatash apo shqetësimesh.
Hulumtuesit kanë theksuar faktin se kjo fjalë nuk është përdorur në kuptimin e saj të parë si ‘helmues’ por ka qenë e pranishme si metaforë në diskutimet apo përcaktimet e një ambjenti, situate, marrëdhënie, vendi pune, kulture etj.