Aktualitet

Pacienti vdes 9 ditë pas operimit; procedohet penalisht mjeku

Procedohet penalisht një mjek i QSUT-së, për shkak se një pacient i tij  ndërroi jetë 9 ditë pas operacionit. I ndjeri është një 63-vjeçar nga Korça, i cili iu nënshtrua ndërhyrjes kirurigjikale, më 16 Maj. Familjarët e tij dyshojnë se ka kryer mjekim të pakujdesshëm. Mjeku 64-vjeçar po procedohet në gjendje të lirë.