Së fundmi, zyrat postare angleze kanë nxitur Anglinë drejt finales së “Euro 2020″ kundër Italisë me një fushatë të këndshme sociale. Në imazhin e publikuar në Facebook,”Royal Mail” ka mbështjellë një top të kompletuar me një pullë të dyfishtë shoqëruar me fjalën “shtëpi”, duke cituar frazën e dashur për tifozët britanikë, “futbolli po kthehet në shtëpi”.
https://www.facebook.com/RoyalMail/photos/a.299923560385520/1433251373719394/?type=3
Kualifikimit të Kombëtares Angleze i janë gëzuar emra të shumtë, ndër ta edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, e cila jeton në Angli. Dua ishte veshur më ngjyrat e flamurit anglez dhe kishte vizatuar gjithashtu simbolin e flamurit në të dy faqet e saj. Bukuroshja padyshim që këtë ndeshje e ka ndjekur me miqtë e zemrës.
Rikujtojmë, se Björn Kuipers do të jetë holandezi i parë që gjykon finalen e Kampionatit Evropian, midis Anglisë dhe Italisë mbrëmjen e nesërme në orën 21:00. Jamie Carragher beson se finalja e “Euro 2020” do të shkojë në kohë shtesë dhe penallti, me Anglinë që do ta mposht Italinë për herë të parë në një turne të madh
Fabio Capello nga ana tjetër beson se Gianlugi Donnarumma është portieri më i mirë në botë, por paralajmëron Italinë se Harry Kane është qendërsulmuesi i vetëm klasik në Evropë. Së fundmi, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka fajësuar “Euro 2020”-ën për një rritje të rasteve të COVID-19 në të gjithë Europën.
Sipas saj, përzierja e turmave në konkursin e futbollit në qytetet pritëse, si dhe udhëtimet dhe lehtësimi i kufizimeve sociale, kanë rritur numrin e rasteve të reja me rreth 10%.