Celebrities Sport

Skuadra e saj e zemrës arriti të kalojë në finalen e “Euro 2020”, Dua Lipa më e lumtur se kurrë!

Mbrëmjen e djeshme, Kombëtarja e Anglisë ka shënuar fitore ndaj asaj të Danimarkës në rezultatin 2-1 në garën e penalltive. Si rrjedhojë, Anglia fitoi biletën për t’u kualifikuar në finalen e madhe të “Euro 2020”, e cila do të mbahet këtë diel në stadiumin Wembley në Londër.

Kualifikimit të Kombëtares Angleze i janë gëzuar emra të shumtë, ndër ta edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, e cila jeton në Angli. Dua ishte veshur më ngjyrat e flamurit anglez dhe kishte vizatuar gjithashtu simbolin e flamurit në të dy faqet e saj. Bukuroshja padyshim që këtë ndeshje e ka ndjekur me miqtë e zemrës.

Në fotot e publikuara në rrjetin e saj social Instagram, ajo dukej shumë e lumtur, sepse padyshim skuadra e saj e zemrës arriti të kalojë në finale.

Në mbishkrimin e fotove, artistja shkroi:

Po vjen në shtëpi.

Me këtë diva e muzikës pop iu referua sloganit të famshëm të britanikëve për rikthimin e trofeut të futbollit në Mbretërinë e Bashkuar aty edhe nga ku ka lindur ky sport.

 

Rikujtojmë, se Dua është lindur dhe rritur në Londër të Mbretërisë së Bashkuar, teksa për disa vite me radhë në periudhën e adoleshencës, ka jetuar në Kosovë së bashku me familjen e saj.

Këngëtarja e famshme padyshim që po vazhdon të ngjisë hapat e saj drejt suksesit. Së fundmi ajo ka dhënë një intervistë për revistën e famshme ndërkombëtare “Vanity Fair”. Në rrëfimin e saj, ajo ka folur dhe për Kosovën dhe jetesën për disa vite atje.

E pyetur për momentin kur Kosova shpalli Pavarësinë e saj, Dua tha se e kujton fare mirë, pasi familja e saj ishte në Prishtinë në atë periudhë.