Bota

Pak para takimit Trump-Kim Jong Un, arrestohen 2 gazetarë në Singapor

Policia e Singaporit arrestoi dy gazetarë koreano-jugorë të akuzuar se hynë fshehurazi në shtëpinë e ambasadorit koreano-verior pak para takimit mes Donald Trump dhe Kim Jong-Un. Policia thotë se të prangosurit synonin të zbulonin informacione konfidenciale. Në Singapor janë shtuar masat e sigurisë, në pritje të mbërritjes të dielën, të liderit koreanoverior dhe kreut të Shtëpisë së Bardhë.