Një gropë 50 metra e thellë u hap përpara një spitali në Bangkok duke përpirë makina dhe shtylla elektrike në një shembje që la të tronditur banorët e qytetit. Autoritetet lokale mbyllën rrugët përreth Spitalit Vajira në pjesën historik të kryeqytetit tajlandez rreth orës 7 të mëngjesit kur u shfaq krateri, duke çarë tubat që nxirrnin rrëke uji, ndërsa edhe linjat e energjisë u shembën.
Gropa rreth 50 metra e thellë, u shfaq përpara ndërtesës publike dhe përhapi panik ndërsa shtëpitë përreth u evakuuan, ndërsa incidenti lidhet me ndërtimin e një stacioni metroje aty pranë. Guvernatori i Bangkokut, Chadchart Sittipunt, i cili nxitoi në vendngjarje për të vlerësuar situatën, tha se fundosja e rrugës ndodhi mbi lidhjen midis tunelit për trenin me dy binarë dhe një stacioni të ri të planifikuar.
WATCH: Massive sinkhole opens up in Bangkok, swallowing parts of a busy street pic.twitter.com/401tq7fB5f
— BNO News Live (@BNODesk) September 24, 2025
“Sapo toka rrëshqiti në tunel, i gjithë tuneli u shemb. Gjithashtu, një tub u thye dhe uji e bëri situatën edhe më të vështirë”-tha Sittipunt. “Tani për tani po vlerësojmë dëmet, besojmë se spitali duhet të kursehet. Por duhet ta mbyllim menjëherë gropën, përpara se të shembej edhe gjithçka tjetër.” 1 vit më parë, në Siberinë verilindore u zbulua krateri i parë gjigant, i shkaktuar nga një shpërthim i fuqishëm nën sipërfaqe.
Që atëherë janë identifikuar 8 deri në 17 kraterë të ngjashëm, duke ngritur pikëpyetje të mëdha për shkencëtarët. Fillimisht, shkaku i këtyre shpërthimeve mbeti mister. Megjithatë, hulumtimet i lidhën ato me ngrohjen globale dhe shkrirjen shtresës së ngrirë të tokës. Shkrirja krijon xhepa me metan që, nën presion, mund të shpërthejnë. Por dilema ishte pse fenomeni shfaqej kryesisht në gadishujt Jamall dhe Gida të Siberisë, e jo në pjesë të tjera të Arktikut.