Showbiz

Pamjet satelitore, ja si u shndërrua Durrësi ndër vite nga ndërtimet

Falë “Google Earth Timelapse” programi që lejon të shikosh ndryshimet e çdo vendi në botë që prej 1984 mund të shohim se si ka ndryshuar Durrësi ndër vite nga ndërtimet e shumta që u prekën nga tërmeti i 26 nëntorit.

Pamjet tregojnë zonën e Kënetës që filloi të popullohej masivisht pas 2005-ës. Kjo zonë që është bërë njësh me qytetin e Durrësit është një ndër më të prekurat nga tërmeti ku u shënuan edhe shumë jetë të humbura.

Ish-Këneta ka një terren të dobët për ndërtime megjithatë kjo nuk i ndaloi njerëzit të ngrinin banesat e tyre në këtë zonë.