Sport

Panucci: Shqipëria, e hapur për këdo!

Në vigjilje të miqësores mes Shqipërisë dhe Kosovës, trajneri Panucci, mbrojtësi Hysaj dhe portieri Berisha dolën në një konferencë të përbashkët për shtyp. Trajneri italian i kuqezinjve theksoi se Kombëtarja shqiptare mbetet e hapur për të gjithë, përfshi edhe lojtarë nga kampionati shqiptar. “Sa u përket dy miqësoreve më 29 maj me Kosovën dhe më 3 Qershor me Ukrainën, Panucci theksoi se do të jenë të shumë të rëndësishme, sepse do të formojnë grupin për Ligën e Kombeve.