Bota

Papa Leo XIV arrinë mbi 12.9 milionë ndjekës që në postimin e parë

“Paqja qoftë me të gjithë ju!” me këto fjalë të thjeshta, por të ngrohta, Papa Leo XIV bëri hyrjen e tij zyrtare në Instagram, duke marrë menjëherë vëmendje globale. Vetëm pak orë pas publikimit të mesazhit të tij të parë, profili i Papës arriti shifrën mbresëlënëse prej 12.9 milionë ndjekësish, një rekord i ri për një figurë fetare në botën e rrjeteve sociale.

Ky debutim shënon një hap të rëndësishëm në strategjinë e re të Vatikanit, që synon të forcojë lidhjen me besimtarët në epokën e teknologjisë, sidomos me brezin e ri që jeton në botën dixhitale.

Rruga e Kishës Katolike drejt rrjeteve sociale nuk është e re  ajo nisi që në vitin 2012 me Papa Benediktin XVI, i cili hapi llogarinë e parë papnore në Twitter, një veprim që në atë kohë u konsiderua vizionar. Sot, Papa Leo XIV jo vetëm që ndjek këtë rrugë të nisur më herët, por e çon përpara, duke u shfaqur si një lider shpirtëror që flet gjuhën e kohës së vet edhe atë dixhitale.