Bota

Papunësia në Eurozonë bie në nivelin më të ulët

Papunësia në Eurozonë ra në nivelin më të ulët që nga faza më akute e krizës financiare botërore, një dekadë më parë. Agjencia për statistika e Bashkimit Evropian, Eurostat, tha se norma e papunësisë në korrik ka qenë 8.2%. Shifra është më e ulta që prej nëntorit të vitit 2008, kur papaunësia mori hov pas kolapsit të bankës së investimeve në SHBA, Lehman Brothers.