Papa i ri është shfaqur në ballkonin e Bazilikës së Shën Pjetrit!
Kardinali amerikan Robert Francis Prevost, u zgjodh Papa i ri! Ai do të njihet si Papa Leoni XIV. Papa i parë amerikan në krye të Kishës Katolike Romane ka lindur në vitin 1955. Prevost është Papa i 267 u zgjodh pas vetëm tre votimeve. Rreth 100 mijë besimtarë ishin të pranishëm në shehin e Shën Pjetrit për të mirëpritur pasuesin e Papa Françeskut.
Duke iu drejtuar turmës brohoritëse në italisht, 69-vjeçari tha: “Paqja qoftë me ne të gjithë! Do të doja që ky mesazh paqeje të shkojë në zemrat e të gjithë popujve, anë e mbanë botës. Paqja jonë është çarmatosëse! Zoti na do të gjithëve, pa dallim!, -tha Papa Leoni i 14-të. Ai falenderoi dhe përkujtoi Papa Françeskun, me fjalët e këtij të fundit, duke thënë se do të donte të bekonte edhe ai Romën dhe gjithë botën, njësoj si Françesku.
“Vëllezër dhe motra të dashura, kjo është përshëndetja e parë e Krishtit të ringjallur. Do të doja të ofroja një përshëndetje paqeje për të arritur familjet tuaja, të gjithë ju, kudo që të jeni. Paqja qoftë me ju.”
Prevost, 69 vjeç, nga Çikago, Illinois, një udhëheqës me përvojë globale, e kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij si misionar në Amerikën e Jugut dhe së fundmi drejtoi një zyrë të fuqishme në Vatikan për emërimet e peshkopëve. Pritet që ai të vazhdojë të mbështetet në reformat e Papa Françeskut.
Ai punoi për një dekadë në Trujillo të Perusë dhe më vonë u emërua peshkop i Chiclayo-s, një qytet tjetër peruan, ku shërbeu nga viti 2014 deri në vitin 2023.
Në një intervistë për Vatican News, pak pasi u bë udhëheqës i Dikasterit për Ipeshkvijtë, Prevost tha: “Unë ende e konsideroj veten misionar. Thirrja ime, si ajo e çdo të krishteri, është të jem misionar, të shpall Ungjillin kudo që të jesh.”