Papa Leoni XIV do të zhvillojë një vizitë shtetërore në Francë nga 25 deri më 28 shtator 2026, ka njoftuar Zyra e Shtypit e Vatikani.
Sipas njoftimit zyrtar, kjo do të jetë vizita e parë shtetërore e një pape në Francë në 18 vitet e fundit, duke shënuar një moment të rëndësishëm në marrëdhëniet mes Selisë së Shenjtë dhe shtetit francez.
Gjatë vizitës, Papa pritet të marrë pjesë në takime zyrtare me autoritetet shtetërore franceze dhe përfaqësues të Kishës Katolike, si dhe të vizitojë selinë e organizatës së UNESCO në Paris.
Në deklaratën e Vatikanit thuhet se vizita zhvillohet me ftesë të autoriteteve franceze dhe atyre kishtare, si dhe të drejtorit të përgjithshëm të UNESCO-s.
Kjo vizitë shihet si një ngjarje me rëndësi diplomatike dhe fetare, duke forcuar dialogun ndërkombëtar të Vatikanit me Francën dhe institucionet globale.