Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se ditën e sotme, vendi ynë ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.
Temperaturat më të ulëta regjistrohen në Korçë e në Dibër, përkatësisht -1 dhe -2 gradë Celsius, ndërsa Ultësira Perëndimore vijon me temperatura deri në 19 gradë Celsius.
Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare, lokalisht të dendura në zonat malore. Era fryn e lehtë, me drejtim kryesor veriperëndim-verilindje dhe me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa deti ka valëzim të ulët, të forcës 1-2 ballë.