Ditën e sotme vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme. Sipas parashikimit të motit, gjatë pjesës më të madhe të ditës do të mbizotërojnë kthjellimet, ndërsa në orët e mesditës dhe të pasdites ka zhvillim vranësirash, kryesisht përgjatë zonave malore.
Në këto zona, vranësirat shoqërohen me reshje lokale shiu me intensitet të ulët.
Era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi me një shpejtësi mesatare prej 7 m/s. Herë pas here, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, forcohet deri në 12 m/s.
Ndërkohë, deti Adriatik dhe deti Jon do të paraqiten të qetë, me valëzim të forcës 1-2 ballë.