Aktualitet

Parashikimi i motit, e hënë, 18 nëntor!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Masat ajrore që qarkullojnë janë të ftohta e të thata, me origjinë veriore. Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare kalimtare. Mjegull/mjegullinë e për pasojë shikim i reduktuar, kryesisht në zonat luginore në orët e mëngjesit e të mbrëmjes.

Era fryn me drejtim verilindje-juglindje e me shpejtësi mesatare 1-5 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, fiton shpejtësi 7-9m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
2/16
Diell  pak re

Kukës
-2/12
Diell  pak re

Lezhë
2/15
Diell  pak re

Dibër
-4/11
Diell  pak re

Durrës
4/18
Diell pak re

Tiranë
5/18
Diell pak re

Elbasan
5/18
Diell  pak re

Berat
4/20
Diell  pak re

Vlorë
5/18
Diell pak re

Korçë
-2/11
Diell pak re

Gjirokastër
6/20
Diell pak re

Sarandë
1/17
Diell pak re