Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e sotme vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti vijon i kthjellët, si dhe me vranësira të pakta kalimtare, në formën e reve të mesme e të larta transparente, përgjatë relieveve kodrinore-malore të vendit.
Era fryn me drejtim juglindje-jugperëndim e me shpejtësi 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e në lugina, era fiton shpejtësi deri në 10 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete Adriatik dhe Jon të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Shkodër
17/29
Diell
Kukës
13/27
Diell pak re
Lezhë
16/29
Diell
Dibër
14/29
Diell pak re
Durrës
17/29
Diell
Tiranë
20/30
Diell
Elbasan
20/31
Diell pak re
Berat
14/30
Diell
Vlorë
17/29
Diell
Korçë
14/26
Diell pak re
Gjirokastër
8/29
Diell
Sarandë
17/29
Diell