Për ditën e sotme, vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme, njofton Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.
Moti vijon me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare gjatë mesditës e pasdites. Vranësirat shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në zonën e veriperëndimit dhe jugut në orët e mëngjesit.
Gjatë ditës, reshjet janë të karakterit lokal në pjesën tjetër të territorit, ndërsa në jug, me intensitet të ulët. Në mbrëmje, riaktivizohen në ekstremet veri–jug, herë pas here me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra.
Era fryn nga kuadrati i jugut, me shpejtësi mesatare deri në 6 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore arrin deri në 12 m/s, shoqëruar me dallgëzim në det të forcës 1–2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Shkodër
13/17
Diell re shi
Kukës
7/16
Diell re shi
Lezhë
11/19
Diell re shi
Dibër
9/17
Diell re shi
Durrës
14/25
Diell re shi
Tiranë
14/25
Diell re shi
Elbasan
14/23
Diell re shi
Berat
13/25
Diell re
Vlorë
14/24
Diell re
Korçë
10/21
Diell re
Gjirokastër
11/20
Diell re
Sarandë
15/23
Diell re shi