Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, çadrat t’i keni me vete!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se sot vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti është me alternime kthjellimesh e vranësira në shtim prej orëve të mesditës.

Prej orëve të mesditës, në zonat e veriperëndimit e të jugperëndimit, vranësirat shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar, ndërsa pjesa tjetër e territorit, me reshje lokale shiu me intensitet të ulët.

Era fryn me drejtim juglindje-jugperëndim dhe me shpejtësi mesatare 8 m/s, përgjatë vijës bregdetare e zonave luginore, arrin shpejtësi 18 m/s. Në detet Adriatik dhe Jon, valëzim i ulët, i forcës 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
7/20
Diell, re shi

Kukës
4/14
Diell, re, shi

Lezhë
7/20
Diell, re, shi

Dibër
3/19
Diell, re, shi

Durrës
9/23
Diell, re, shi

Tiranë
11/24
Diell, re, shi

Elbasan
8/24
Diell, re

Berat
6/24
Diell, re

Vlorë
11/24
Diell, re, shi

Korçë
3/18
Diell, re

Gjirokastër
3/22
Diell, re

Sarandë
10/23
Diell, re