Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, e hënë 29 shtator 2025!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se sot vendi ynë ndikohet  nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme atmosferike. Moti vijon me kthjellime e alternime vranësirash mesatare deri të dendura, kryesisht nga orët e mesditës e pasdite. Vranësirat shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët, sidomos përgjatë Ultësirës Perëndimore në mënyrë të izoluar e kryesisht në relievet malore në lindje, në formën e shtrëngatave afatshkurtra.

Era fryn me drejtim verilindje-veriperëndim e me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e në lugina, era fiton shpejtësi deri në 12 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete Adriatik dhe Jon të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
13/24
Diell re shi

Kukës
10/18
Diell re

Lezhë
13/25
Diell re shi

Dibër
9/20
Diell re shi

Durrës
14/25
Diell re

Tiranë
14/25
Diell re

Elbasan
13/25
Diell re shi

Berat
12/25
Diell re shi

Vlorë
13/24
Diell re shi

Korçë
11/16
Diell re shi

Gjirokastër
11/22
Diell re shi

Sarandë
13/23
Diell re shi