Celebrities Showbiz

Paris Hilton shfaqet para “Grammy’s” me një veshje transparente?

Paris Hilton ka tërhequr të gjithë vëmendjen me pamjen e saj të mrekullueshme gjatë një feste para ‘Grammys’ në Los Angeles. 43-vjeçarja shkëlqeu me një fustan të zi, të mbushur me diamante, pa sytjena dhe me një palë stileto të zeza, duke u dukur si një ikonë e vërtetë e stilit.

Përfundimi i veshjes ishte i përsosur: një çantë dore argjendi dhe vathë të argjendtë që shtonin shkëlqimin e look-ut të saj. Pas pozave për paparacët, Paris u bashkua me bashkëshortin e saj, Carter Reum, dhe çifti dukeshin shumë të dashuruar.

Përveç momenteve të paharrueshme në tapetin e kuq, Paris ndau një moment emocionues me ndjekësit e saj në Instagram. Ajo ribashkoi një qen të shpëtuar, Zuzu, me familjen e saj origjinale, pas zjarreve shkatërruese në Los Angeles.


Hilton shprehu mirënjohjen për këtë moment të veçantë dhe nënvizoi rëndësinë e kujdesit dhe adoptonit të kafshëve. Pas humbjeve të mëdha që ka përjetuar nga zjarret, ku shtëpia e saj në Malibu u shkatërrua, Paris ka themeluar një fond për ndihmën e viktimave të zjarreve. Ajo ka kontribuar me 100,000 dollarë dhe ka inkurajuar të tjerët të kontribuojnë në këtë kauzë të rëndësishme.