Paris Jackson, vajza 27-vjeçare e legjendës së muzikës Michael Jackson, ka reaguar ndaj kritikave të fansave që e kanë gjykuar për vendimin për të performuar në 25 qershor – ditën e përvjetorit të vdekjes së babait të saj.
Në një video të publikuar në Instagram, Paris sqaroi se nuk ishte në dorën e saj të zgjidhte datën e koncertit.
Kur nuk je kryesues në një turne, nuk vendos vetë kur do të ngjitesh në skenë
Artistja është pjesë e turneut të grupeve Incubus dhe Manchester Orchestra dhe do të performojë në Nashville, Tennessee, si pjesë e këtij formacioni.
Paris e përshkroi 25 qershorin si një ditë të vështirë për të dhe familjen e saj, por theksoi se si artiste hapëse, me një set akustik, nuk ka mundësi të bëjë anulime.
Dhimbja për babain nuk kufizohet në një ditë të vetme
-u shpreh ajo, duke u bërë thirrje fansave të mos e gjykojnë për mënyrën se si përballon humbjen.
Në rrjete sociale, Paris shpërndau edhe një koment mbështetës nga një llogari fansash, duke falënderuar me fjalët:
Faleminderit familje
Ajo theksoi se performanca në këtë datë nuk është mungesë respekti ndaj trashëgimisë së Michael Jackson, por pjesë e angazhimeve të saj profesionale:
Jetoj me humbjen e babait çdo ditë
Ndërkohë, Paris vazhdon të ndërtojë me përkushtim karrierën e saj muzikore, ndërsa në jetën private është e fejuar me aktorin Justin Long, me të cilin nisi lidhjen në vitin 2022 dhe u fejua në fund të vitit të kaluar.