Efi Dhedhes ka qenë padyshim një nga protagonistet e këtij edicioni të dytë të ‘Big Brother VIP 2’ që arriti të ketë një sukses të jashtëzakonshëm. E komentuar në rrjet për lojën e saj brenda shtëpisë, raportet me Luizin, e padyshim edhe për jetën e saj private.
Ndërkohë që mendohet që do bënte disa ditë pushim nga rrjetet sociale, pasi kishte përfunduar në spital për shkak të apandesitit nuk është kështu. Efi në fakt ka bërë një postim në, “TikTok”, teksa ka treguar reagimin e saj, ku i dashuri i thotë që e ka gabim.
@iamefidhedhes #fannyvideo #albania #efidhedhes #foryoupage #foryou #justforfun #boyfriend #problems
Së fundmi Efi ka qenë e ftuar në emisinin “Shqipëria Live” dhe pas kaq kohësh pa marrë pjesë në intervista ka folur për jetën e saj private, profesionale dhe marrëdhënine me disa persona publikë. Efi ka treguar edhe si ka qenë kjo verë për të, ku dhe është shprehur se sa më shumë të jesh i njohur aq më e vështirë është të kalosh mirë.