Celebrities Gossip Showbiz

Pas gati dy dekadash vitesh martesë, çifti i njohur i jep fund martesës!

Ylli i serialit “Melrose Place”, Courtney Thorne-Smith, ka paraqitur kërkesë për divorc nga bashkëshorti i saj, Roger Fishman, pas 18 vitesh martesë. Thorne-Smith, e cila i paraqiti dokumentet pa praninë e  avokatit , përmendi “dallime të papajtueshme” në të dhënat gjyqësore  të paraqitura në Gjykatën e Lartë të Los Anxhelosit më 17 qershor. Ata u martuan në vitin 2007 në Nju Jork dhe jetojnë të ndarë që nga 2021. Para se të martohej me Roger, Courtney ishte e martuar me Andrew Conrad, me të cilin filloi lidhjen gjatë xhirimeve të serisë “Melrose Place”.

Rikujtojmë se së fundmi influencuesja e njohur australiane, Tammy Hembrow, dhe partneri i saj Matt Zukowski, i njohur nga reality show “Love Island”, kanë vendosur t’i japin fund martesës së tyre, vetëm shtatë muaj pasi ishin lidhur me kurorë. Lajmin e bëri të ditur vetë Tammy përmes një videoje të publikuar në TikTok, ku u shfaq e emocionuar dhe e tronditur. Ajo pranoi se ndihej “e zemërthyer” dhe “e poshtëruar”, duke shtuar se nuk i kishte mbetur asnjë alternativë tjetër veçse të merrte këtë vendim të vështirë.