Influencuesja e njohur australiane, Tammy Hembrow, dhe partneri i saj Matt Zukowski, i njohur nga reality show “Love Island”, kanë vendosur t’i japin fund martesës së tyre, vetëm shtatë muaj pasi ishin lidhur me kurorë.
Lajmin e bëri të ditur vetë Tammy përmes një videoje të publikuar në TikTok, ku u shfaq e emocionuar dhe e tronditur.
Ajo pranoi se ndihej “e zemërthyer” dhe “e poshtëruar”, duke shtuar se nuk i kishte mbetur asnjë alternativë tjetër veçse të merrte këtë vendim të vështirë.
Doja t’ju tregoja personalisht se po shkoj drejt divorcit. E di që shumë prej jush e kanë ndjekur rrugëtimin tim ndër vite dhe e ndjeva se duhet të jem e sinqertë me ju
-u shpreh Tammy, duke theksuar se nuk donte të hynte në hollësi për arsyet e ndarjes.
Ajo shtoi se nuk synon të hedhë baltë mbi askënd dhe dëshiron të ruajë ndjeshmërinë për të gjithë personat e përfshirë.
Tammy theksoi se dëshiron të përqendrohet tek e ardhmja, tek fëmijët e saj dhe procesi i shërimit emocional.
Çdo përvojë sjell një mësim, dhe shpresoj që këtë herë të nxjerr mësimet e duhura. Shpresoj që të jem më e kujdesshme në të ardhmen
Tammy Hembrow, që ka afro 17 milionë ndjekës në Instagram dhe konsiderohet si një ndër influencueset më të njohura të Australisë, është nënë e tre fëmijëve nga marrëdhënie të mëparshme.