Showbiz

Pas kritikave të intervistave të saj, jep dorëheqjen Kryetarja e Bashkisë së Durrësit

Pas pronocimeve të bëra nën stres (të paktën kështu pretendon), jep dorëheqjen Kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Valbona Sako.

Gjatë dy intervistave televizive, tashmë ish-kryetarja bëri 2 deklarata të hidhura në lidhje me strehimin e të prekurve nga tërmeti si edhe me numrin e viktimave të kësaj fatkeqësie natyrore.

“Qytetari paraqitet në Bashkinë e Durrësit, krijojmë një lëvizje të organizuar me transport dhe i çojmë në pikat e akomodimit, që janë hotele me kushtet më të mira. Do të thoja janë hotele me pesë yje, që në kushte normale zotërinjtë nuk do të mund t’i paguanin për pushime.”

Dhe gjatë mbrëmjes në një interistë për Top Channel ajo tha: “Për hir të së vërtetës duhet ta themi që ky ishte një tërmet i nivelit shkatërrimtar, por që jemi të kënaqur me 50 viktima, sepse në rastet e tjera kanë qenë mbi 1000 viktima.”

Në një deklaratë të bërë së fundmi, Sako u shpreh se ndihet e lënduar nga reagimi kaq negativ i njerëzve rreth këtyre fjalëve që ajo i ka thënë në një moment stresi që tejkalon fuqitë e saj.