Pak javë më parë pasi u largua nga platformat sociale, u lajmërua se Selena Gomez kaloi një krizë emocionale që i shkaktoi probleme të tjera shëndetësore.
Gjendja e rënduar psikologjike bëri që t’i ulej numri i qelizave të bardha në gjak gjë që shqetësoi shumë familjarët e saj por edhe mjekët të cilët po e mbanin nën vëzhgim.
Tashmë duket se Selena është përmirësuar duke dalë nga qendra ku po trajtohej e duke u zhvendosur në shtëpinë e saj edhe pse ende ndiqet nga një grup mjekësh.
Burime pranë këngëtares kanë konfirmuar se ajo ende nuk është gati që t’i kthehet rutinës, punës dhe projekteve të ndryshme në industri. 26-vjeçarja ende nuk është gati të shfaqet në publik por fansat e zjarrtë janë të lumtur që kanë mësuar se ajo është mjaft mirë.