Moderatorja e njohur Kiara Tito ka ndarë së fundmi mendimet e saj mbi raportin me muzikën dhe planet për të ardhmen profesionale, duke treguar se, ndonëse e dashuron artin, nuk e sheh veten si këngëtare.
E ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, Kiara u pyet nëse do të realizonte ndonjëherë një projekt muzikor me bashkëshortin e saj, këngëtarin Luiz Ejlli.
Me sinqeritetin që e karakterizon, moderatorja pranoi se ka pasur dëshirë të provojë diçka të tillë, por se zëri nuk është pika e saj më e fortë.
Unë vesh muzikë kam shumë, por zëri nuk më dëgjon. Jam munduar, me gjithë dëshirën për një duet me Luizin, por jo… Në muzikë nuk dua të futem
-u shpreh ajo me humor.
Kiara, e cila pas përfundimit të “Big Brother VIP Albania” ka mbetur një nga figurat më të dashura për publikun, tha se ndihet më komode në rolin e prezantueses televizive, aty ku mund të shprehë më mirë energjinë dhe profesionalizmin e saj.
Mikrofoni është shtëpia ime. E dua skenën, e dua publikun, por ndryshe — në formën time, në fushën time
-shtoi ajo gjatë bisedës.
Moderatorja foli gjithashtu për jetën pas reality show-t, për eksperiencën e nënësisë dhe për mënyrën se si ka mësuar të menaxhojë famën dhe presionin publik.
Aktualisht, Kiara po përqendrohet në projekte televizive të reja, ndërsa vazhdon të mbetet një ndër personazhet më të ndjekur dhe më të komentuar në rrjetet sociale.