Pas ceremonisë së ndarjes së çmimeve “MTV Europe Music Awards” në Spanjë, Dua Lipa arriti një tjetër sukses muzikor duke tejkaluar Ariana Grande dhe Shawn Mendes.
Këngëtarja me origjinë shqiptare rrëmbeu çmimin e saj të parë në “MTV” si artistja më e mirë pop dhe pas mbrëmjes së madhe ka festuar në mënyrën më të veçantë.
Ajo dhe Bebe Rexha kanë patur mundësi të kalojnë disa orë në shoqërinë e njëra-tjetrës ku me siguri kanë kujtuar edhe rrënjët e tyre shqiptare.
Në profilin e saj të Instagram-it ndjekësit shqiptarë të Bebe Rexhas janë lumturuar teksa kanë parë dy artistet të kërcejnë një valle tradicionale shqiptare, jo nën ritmet e ndonjë kënge popullore por të hitit të Drake, “Mia”.
Ato janë argëtuar pa masë dhe Bebe u shpreh se është mëse e lumtur që ka zënë një shoqe të re si Dua.