Celebrities Lajmet e fundit

“Vëllai im…”/ Adelina Tahiri prek me fjalët për Shpat Kasapin: Sukseset e para në jetë i përjetova me ty…

Ndërron jetë këngëtari Shpat Kasapi. Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se këngëtari i njohur, Shpat Kasapi, ka ndërruar jetë në moshën 40-vjeçare. Media maqedonase Alsat, raporton se Kasapi ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak. Kasapi ka qenë një nga emrat më të njohur dhe më të dashur të skenës muzikore shqiptare.

Mësohet se Shpat Kasapi ishte në një tur muzikor në Itali, ndërsa thuhet se ka ndërruar jetë pas një arresti kardiak. Karriera e tij nisi në fillim të viteve 2000. Shpati u bë i njohur në tregun muzikor kosovar dhe atij shqiptar, duke sjellë këngë që u shndërruan në hite si “A më do?”, “Valle Kosovare”, “Dashni pa limit”, “Aroma e saj”, e shumë të tjera.

Adelina Tahiri ka bërë një postim për humbjen e tij:

S’kam fjalë dhe s’di si ta shpjegoj këtë dhimbje. Sukseset e para në jetë i përjetova me ty, momente të paharrueshme që do t’i mbaj gjithmonë me vete. Qofsh i paqes, vëllai im. Do të kujtoj me mall.

Selvije Jao ka ndarë dhimbjen e saj për humbjen e tij. Në një postim emocionues në rrjetet sociale, ajo tregon për vuajtjen, lodhjen dhe boshllëkun që la Shpati në jetën e familjes.