Të paktën 11 persona kanë vdekur dhe 19 të tjerë konsiderohen të zhdukur pas zjarreve në jug të Spanjës, referuar kreut te qeverisë rajonale të Andaluzisë, Juan Manuel Moreno Bonilla.
Të paktën 19 persona konsiderohen të zhdukur dhe 11 kanë gjetur vdekjen. Po udhëtonin me të njëjtën makinë. Mund të kemi edhe viktimën e dymbëdhjetë.
Zjarret e egra kanë shpërthyer në një fshat spanjoll, teksa temperaturat e larta kanë përfshirë mbarë Evropën jugore.
Rreth 400 zjarrfikës dhe trupa po luftojnë me zjarret në verilindje të Almerisë, në rajonin e Andaluzisë dhe dëshmitarët thanë se flakët mund të kenë nisur pasi kabllo elektrike u rrëzuan në tokë.
Temperaturat në Spanjë dhe Francë, sot pritet të arrijnë deri në 40 gradë Celsius e të dy shtetet po përballen me zjarre pyjore.
Ministri rajonal i emergjencave në Andaluzi, Antonio Sanz, tha se tetë persona janë lënduar dhe katër prej tyre paraqiten në gjendje të rëndë. Rreth 3.150 hektarë tokë janë shkrumbuar.
Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez shkroi në X se eshte thellësisht i pikëlluar nga pasojat e tmerrshme të zjarreve.
Spanja do të dislokojë ekip të madh për zjarret gjatë verës.
Vitin e kaluar, Spanja regjistroi vitin e tretë më të nxehtë në histori. Më herët gjatë muajit, qindra zjarrfikës u angazhuan në shuarjen e zjarreve afër brigjeve të Kosta Brava-s.
Edhe vitin e kaluar, Spanja u përball me zjarre, kur thuajse 400.000 hektarë tokë u dogjën.