Presidenti rus, Vladimir Putin u ka kërkuar ligjvënësve që të nxjerrë ushtrinë jashtë vendit.
Kërkesa për parlamentin, vjen pas njohjes së pavarësisë së Donbasit veprim që BE dhe NATO e dënuan.
Një ditë më parë, presidenti rus njohu si të pavarura dy rajone separatiste në Ukrainën lindore, duke përshkallëzuar një krizë që Perëndimi druhet se do të shkaktojë një luftë madhore.
Putin e përshkroi Ukrainën si pjesë integrale të historisë së Rusisë dhe tha se Ukraina lindore ishte tokë e lashtë ruse dhe se ai kishte besim se populli rus do ta mbështeste vendimin e tij.
Pak orë më vonë, shefi i Kremlinit urdhëroi forcat ruse “të ruajnë paqen në Ukrainën lindore”. Por nuk është menjëherë e qartë nëse dhe kur trupat do të hyjnë në këtë vend.