Gossip Showbiz

Pas sfidës shëndetësore, Madonna rikthehet e buzëqeshur në krah të partnerit të saj!

Mbretëresha e Popit, Madonna, ka bërë një dalje të rrallë publike në Londër, duke tërhequr vëmendjen me një stil më të thjeshtë nga sa jemi mësuar ta shohim.

67-vjeçarja u shfaq në stadiumin “Stamford Bridge” për të ndjekur ndeshjen Chelsea–Liverpool, ku ekipi londinez doli fitues me rezultatin 2-1.

Këngëtarja ishte e shoqëruar nga partneri i saj 29-vjeçar, Akeem Morris, dhe çifti u përzien mes turmës së tifozëve duke mbështetur skuadrën e Chelsea-t.

E veshur me një pallto të zezë dimërore, Madonna kishte hequr dorë nga pamja e saj glamuroze për një paraqitje më diskrete.

Sipas DailyMail, dyshja janë parë edhe më herët në takime të Chelseat, ndërsa romanca e tyre u bë publike në korrik 2024 pas muajsh spekulimesh. Ata njihen që prej vitit 2022, kur pozuan bashkë për revistën “Paper”.

Kjo dalje e fundit e Madonnës vjen pas një periudhe të vështirë shëndetësore. Ajo ka treguar se në vitin 2023 kaloi një infeksion bakterial kërcënues për jetën, i cili u shndërrua në sepsë dhe e detyroi të qëndronte katër ditë në kujdes intensiv gjatë përgatitjeve për turneun “Celebration Tour”.

Mendimi im i parë kur u zgjova ishin fëmijët e mi, dhe i dyti, që nuk doja të zhgënjeja askënd që më besoi

-tha këngëtarja në një intervistë për podcastin “On Purpose”.

Dy vite pas incidentit, Madonna duket e rikuperuar dhe po kthehet gradualisht në jetën publike dhe skenën muzikore, duke treguar se energjia dhe karizma e saj mbeten të pandryshuara.