Nga sot, Boris Johnson rikthehet me kohë të plotë në krye të qeverisë britanike, një muaj pasi rezultoi pozitiv me COVID-19. Në fund të marsit, kryeministri i Britanisë u vetëkarantinua, por edhe pas dy javësh vazhdoi me simptoma ndaj u shtrua në terapi intensive në spital. Kryeministri u zëvendësua nga kryediplomati Dominic Raab. Tashmë, rimerr timonin e qeverisë ndërsa Britania numëron mbi 20 mijë viktima nga COVID-19 dhe masat shtrënguese u shtynë për të paktën deri në fund të majit.