Sot do të luhen dy ndeshje të tjera në kuadër të turit të parë të Ligës së Kampioneve. Të dyja sfidat janë programuar në orën 20:45. Linfild do të presë Shelburn dhe Dinamo Minsk sfidon Ludogoretsin.
Egnatia është e interesuar për sfidën Dinamo Minsk-Ludogorets. Kjo pasi humbësi i këtij takimi do të përballet me rrogozhinasit në turin e dytë të Ligës së Konferencës.
Ludogorets e ka fituar takimin e parë në shtëpi 1 me 0. Gjithçka mbetet e hapur pasi vështirësitë shtohen në transfertë.
Egnatia dha lamtumirën Ligës së Kampioneve që në turin e parë të turneut pas një ndeshje turpëruese me kuptimin e plotë të fjalës në Islandë përballë vendasve të Breidablik të cilët i kishte mundur dhe dominuar në sfidën e parë në shtëpi.
Kampionët e Shqipërisë dukej sikur kishin harruar brenda javës si luhej futbolli, me gafa të çuditshme, hapësira të jashtëzakonshme në prapavijë dhe vendosje që ua bënë shumë të thjeshtë kundërshtarëve të shënonin në seri gola përballë Dajsinanit duke mbyllur kualifikimin që në pjesën e parë të ndeshjes pasi kishin shënuar 4 herë.
As pjesa e dytë nuk ndryshoi shumë tablonë, përveç faktit që vendasit nuk sulmuan më me furi, gjë që solli vetëm një tjetër gol nga ana e tyre, pas dhuratës së radhës të ekipit rrogozhinas. Kështu, Egnatia kthehet në Shqipëri me një thes me gola të pësuar, plot 5 të tillë, duke kthyer atë që mund të ishte një natë kualifikimi historik, në një natë turpërimi historik.
Zbërthim me 5 gola, ja kur është hera e fundit që Egnatia është mundur në mënyrë të tillë!
Egnatia ka pësuar një humbje katastrofike në Ligën e Kampioneve, teksa është mundur me shifrat 5-0 në transfertën në Islandë pas një ndeshje të mbushur me gabime amatoreske që ia bënë të thjeshtë kundërshtarëve të triumfonin.
Për herë të fundit, rrogozhinasit ishin mundur me një rezultat të tillë rreth një vit e gjysmë më parë. Ajo ishte ndeshja e javës së 18 të sezonit 2023-2024, ku ata u shpallën kampionë për herë të parë dhe skuadra që i shënoi 5 gola Egnatias ishte Tirana.
Edhe ajo e dhjetorit 2023 ishte një humbje e papritur në fushën e vet nga skuadra rrogozhinase, me Haxhiun i cili shënoi golin e avantazhit në pjesën e parë. Më pas, në pjesën e dytë Aleksi doli me karton të kuq e në vijim u shënuan 4 gola në 19 minuta me Latifin (2), Haxhiun e Abazajn.