Sport

ZYRTARE/ Egnatia nuk i lëshon titullarët, i pazëvendësueshmi i trajnerit Tetova rinovon për 3 vite me kampionët!

Albano Aleksi ka rinovuar kontratën me Egnatian. Lojtari që shikohet si i pazëvendësueshëm për trajnerin Tetova ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri në vitin 2028.

Njoftimi i Egnatias:

“Albano Aleksi qëndron tek kampionët! Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se kontrata me mesfushorin është rinovuar për 3 vjet të tjera. Suksese!”, shkruhet nga klubi kampion.

32-vjeçari ishte në dyshim për të ardhmen, por Egnatia edhe njëherë tregon se nuk i lëshon titullarët. Në të njëjtën pozitë ndodhen edhe Zejnullai e Ndreca. Këto lojtarë kanë qenë pjesë e rëndësishme e rrogozhinasve, që kanë fituar dy tituj kampion radhazi.